VRAPÇISHT. Votimi në Komunën e Vrapçishtit zhvillohet pa pengesa dhe nuk ka shkelje të procesit zgjedhor në 39-të vendvotime. Deri në orën 13 në votime dolën 4.121 persona ose 24.2 për qind, deklaroi kryetari i KKZ-së Imer Qazimi. Të drejtën e votës e kanë 24.439 persona të cilët  zgjedhin deputetë në NJZ6 nga nëntë lista që i kanë ofruar tre partitë politike dhe gjashtë koalicionet. Dje KKZ-ja mundësoi votimin e 28 personave që ishin paraqitur si të sëmurë dhe të pamundur.

DIBËR. Në të gjitha 27 vendvotimet, 15 në NJZ 5 dhe 12 në NJZ 6, në komunën e Dibrës procesi zgjedhor zhvillohet pa probleme. “Nga numri i përgjithshëm 17.461 votues të cilët janë në Listën e vetme zgjedhore, deri në orën 13 të drejtën e votës e kanë realizuar 20 për qind. Votimi zhvillohet pa asnjë problem. Presim që përqindja e jehonës të jetë më e lartë në orët e pasdites”, tha sekretari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Ali Rexha. Pa probleme zhvillohet edhe votimi në Qendrën e Zhupës. “Në këtë komunë votohet në 16-të vendvotime, prej 6.352 qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 13 të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar rreth 16 për qind”, theksoi kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor të komunës Qendra Zhupë,  Erhan Zuber. Vendvotimet gjatë ditës u vizituan nga vëzhgues të huaj, ndërsa procesin e ndjekin edhe vëzhgues të organizatës joqeveritare “Most”.

STRUGË. Jehona në komunën e Strugës është 26,4 për qind deri në orën 13, informoi kryetari i Komisionit komunal zgjedhor Bledar Ziba. Në listën zgjedhore janë regjistruar 59.017 persona, ndërsa të drejtën e votës mund ta realizojnë në 101 vendvotime. Sipas kryetarit të KKZ, Ziba, zgjedhjet zhvillohen qetë, pa kurrfarë vërejtje. Struganët votojnë për njërën nga listat për zgjedhje të deputetëve në Njësinë 5 zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

GOSTIVAR. Jehona në komunën e Gostivarit deri në orën 13 është 24,2 për qind, Gjithsej 18.528 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votimit, informoi kryetari i Komisioni Komunal Zgjedhor, Mustafa Musliu. Sipas KKZ-së, procesi zgjedhor vijon mirë dhe nuk janë regjistruar pengesa. Në komunën e Gostivarit janë të regjistruar 76.362 persona në 121 vendvotime. Të gjitha vendvotimet në mëngjes janë hapur me kohë, në orën 7. Gostivarasit për zgjedhje të deputetëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në NJZ6 përcaktohen për një nga nëntë listat e tre partive dhe gjashtë koalicioneve

OHËR. Në territorin e komunës së Ohrit deri në orën 13 në votim kanë dalur rreth 34 për qind e qytetarëve të regjistruar me të drejtë të votës ose 42 për qind sipas Listës së vetme zgjedhore në të cilën nuk hyjnë personat me qëndrim të përkohshëm në vendet e huaja. Kur ka të bëjë me rrjedhën e vetë procesit zgjedhor i njejti zhvillohet pa pengesa, me probleme të vogla. Përveç gabimit të shpallur nga KSHZ për vendvotimet 1253 dhe 1253/1 për të cilat citoi se gjenden në rrugën “Makedonski prosvetiteli” në vend se në SHF “Grigor Përliçev”, ashtu siç informuan nga KKZ, kryetari i KKZ-së Dimitrije Vrevezovski ende informon për rastin e zhdukjes së një fletvotimi në vendvotimin në fshatin Leskoec. Sipas tij, kompetentët punojnë në evidentimin dhe pastrimin e rastit. Në vendvotimet në komunën e Debarcës  deri në orën 13 të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar 1547 qytetarë që paraqet pothuajse 30 për qind të votuesve të regjistruar. Kryetari i KKZ-së Zoran Nogaçeski deklaroi se procesi zgjedhor në të gjitha vendvotimet zhvillohet pa pengesa.

RESNJË. Jehona deri në orën 13 në Komunën e Resnjës është 32.65 për qind, informon kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Sasho Pecalevski. Nga 16.562 votues të regjistruar në listën zgjedhore në 50 vendvotime në komunë kanë votuar 5.408 persona. “Deri tani nuk janë paraqitur e as vërejtur parregullsi. Votimi zhvillohet normalisht”, deklaroi Pecalevski. Banorët e Prespës sot votuan për një nga listat e deputetëve në njësinë e pestë zgjedhore.

VEVÇAN. Në komunën e Vevçanit  jehona deri në orën 13 është 42.17 për qind, informon kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor Paraskeva Gogoska Kukoska. Nga 2.044 votues të regjistruar, të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 864 persona. Votimi ashtu siç potencoi Gogoska-Kukoska zhvillohet normal, ndërsa ashtu pritet të vazhdojë deri në fund. Në komunën e Vevçanit votohet në tre vendvotime, ndërsa banorët e Vevçanit votojnë për një nga listat për zgjedhje të deputetëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.