Përfasësues të komitetit shtetëror për pakica në Qeverinë shqiptare në Ministrinë e Kulturës kanë mbajtur takim me Arian Arvizi – drejtor i Sektorit për mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë kulturore. Në takim, mes tjerash u kërkua edhe mbështetje për projekte të shoqërisë së pakicave.

 

“Nga ana jonë është kërkuar të ketë një ditë të veçantë për pakicat në kalendarin e ngjarjeve kulturore dhe aktivitete që financiarisht mbështeten nga Ministria e Kulturës. Qëllimi jonë është që çdo pakicë në atë ditë të promovojë kulturën e saj. Presim që në verë ta realizojmë këtë projekt”, deklaroi për MIA, Niko Kitani, përfaqësues i pakicës së maqedonasve.

Nga shoqëria maqedonase “Ilinden” theksojnë se Ministria e Kultursë së Shqipërisë nuk ka mbështetur asnjë projekt të shoqërisë maqedonase./Telegrafi