Në bazë të rezultateve të dalura nga pyetësorët dhe pëpunimi i të dhënave me SPSS, në pyetjen që flet për gatishmërinë e qytetarëve maqedonas për të pranuar propozimin e Qeverisë për ndryshim eventual të emrit të shtetit, 54,97% e të anketuarve do të pranonin ndryshimin eventual të emrit, kurse 27,5 përqind e të anketuarve nuk janë të gatshëm të pranojnë ndryshimin e emrit të shtetit dhe 17,53 përqind e të anketuarve nuk deklarohen.

Ndërkaq  në  pyetjen e njëjtë dallimet në baza etnike janë edhe më të theksuara. 38,1 përqind e maqedonasve do të pranonin ndryshimin e emrit, ndërsa 49,25% e tyre e kundërshtojnë atë. Kurse te të anketuarit shqiptarë 63 përqind  do të pranonin ndryshim të emrit, kurse vetëm 12,8 përqind nuk pranojnë ndryshimin e emrit.

Sa jeni të gatshëm të pranoni propozimin për  ndryshimin eventual të emrit të shtetit

Anketimi është bërë përmes telefonit me 1081 të anketuar kurse gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 2.5%. Përpunimi i rezultateve nga pyetësori i paraprak është bërë me SPSS. Anketa është realizuar dhe perkrahur nga Qendra për Hulumtim dhe Komunikim Politik CRPC.www.crpc.eu