Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se një total prej 310 pacientësh pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus po trajtohen, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 32 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 28 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit.

Janë 15 pacientë në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 20 pacientë po trajtohen në Veles, ndërsa në Kumanovë 45 pacientë. 40 pacientë janë shtruar në spitalin në Qendrën Kovide në Ohër, 29 në Prilep, në Gostivar 17, në Strugë 16, 21 pacientë u shtruan në spitalin e Strumicës, 1 në Koçan, 15 në Kërçovë, 17 në Kavadar, 3 në Gjevgjeli dhe 11 në Dibër, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje shtojnë se numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirusin që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 584 590 dhe ka rreth 616 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide.