Ndryshimet e motit, ajri i ndotur si dhe mos pranimi i vaksinës në kohë, janë disa nga shkaqet kryesore që kanë sjellë deri në rritjen alarmante të numrit të personave të prekur nga gripi. Mjekët thonë se përhapja më e madhe e gripit bëhet nëpër shkolla dhe çerdhe si pasojë e kontaktit të drejtpërdrejtë mes nxënësve, ndërkaq rekomandojnë që personat me simptome të gripit, si temperaturë e lartë, teshtima e kollitje t’iu shmangen kontakteve me persona të tjerë.
Ndryshimi i kohës, temperaturat e larta gjatë ditës, ndërsa në mëngjes temperatura të ulëta, ndikojnë shumë në sistemin e trupit tonë si dhe ndryshimi i ambienteve ku jetojmë tash në këtë sezone janë tepër të ndotura edhe ata ndikojnë në ata simptome që paraqiten si një formë alergjie e cila më vonë merr kahjen se janë simptome gripi apo si gripi. Pastaj fillimi i shkollave, i çerdheve ku bëhet tubimi i nxënësve dhe fëmijëve nëpër çerdhe. Një fëmijë të teshtitë mjafton që në vendin ku jeton të përhapë përmes stërpikjes gjatë kollitjes apo teshtitjes dhe mund të sjellë sëmundje te disa fëmijë. Ne momentin që fëmija teshtit, edukatoret mjafton ta hapin dritaren 2 minuta ajri pastrohet – thotë mjekja e përgjithshme, Sefian Ferati Bellcishta.
Mjekët rekomandojnë të kihet kujdes sa i përket higjienës dhe të ushqyerit të shëndetshëm, të cilët sipas tyre janë të vetmit faktorë të cilët ndihmojnë në eliminimin e gripit.
Më së pari higjiena dhe ushqimi të jetë i duhur dhe në kohë të duhur dhe vaktet të jenë në kohë të nevojshme. 4:10 Lajra e duarve, ushqimi që duhet të jetë i rregullt me supa me çajëra të ngrohtë, me pemë sezonale si kungulli, mollat, portokajt mandarinat, këta që rriten në vendin tonë. 4:40 Vitin e kaluar ka pasur më pak raste, edhe pacientët kanë marrë vaksina në kohën e duhur. Këtë vit edhe koha i hutoi pacientët mëngjes ftohtë ndërsa pasdite ngrohtë, dhe ai ndryshim bien edhe rrjedhje të hundëve – rekomandon ajo.
Gjatë ditës së djeshme Instituti i Shëndetit Publik publikoi të dhënat e regjistruara sa i përket gjendjes me gripin, ku vetëm gjatë javës së fundit të muajit Janar, numri i personave të prekur ishte rritur për 70% krahasuar me javën e tretë të Janarit. Qytetet në të cilat ishin regjistruar më shumë raste ishin Dibra, Tetova dhe Gostivari ndërkaq, grupmoshat më të prekura ishin ato nga 15-64 vjeç. /Alsat M/