Maqedoni, bora i ka mbrojtur të mbjellat vjeshtore, i ftohti kërcënim për vreshtat dhe frutat e reja

Shtresa e formuar e borës gjithkund në Maqedoni i ka mbrojtur të mbjellat vjeshtore nga temperaturat ekstreme minimale, por i ftohti polak mund të shkaktojë ngrirje tek vreshtat e reja dhe pemët frutore, sidomos përgjatë Vardarit dhe në Maleshevi.

Siç informoi DPHRM temperaturat e ulëta, të cilat në rajonet Manastir dhe Shtip kanë arritur – 24,6 dhe -20.6 gradë, janë më të lartat nga të dhënat historike dhe mesatarja shumëvjeçare, – 30,4 gradë në Manastir dhe -22,7 në Shtip.

“Qëndrueshmëria e të mbjellave në kushte të këtilla është shumë më e madhe nga këto temperatura të matura. Por, temperaturat minimale të vërejtura në periudhën e kaluar, prej -10 në Gjevgjeli deri në -28 në Berovë dhe -16,6 në Demir Kapi, tregojnë në rrezik nga ngrirja e pjesërishme e sythave tek vreshtat e verës, sidomos tek të mbjellat e reja. E ngjashme është gjendja edhe me të mbjellat e pemëve në Maleshevi ku temperaturat kanë qenë më të larta prej -18 gradë, ndërsa qëndrueshmëria e llojeve të frutave me fara është prej -25 deri -35, sidomos tek të mbjellat e reja, të cilët kanë sasi më të madhe të lëngjeve në trung dhe në degë dhe janë më të nënshtruara në ngrirje”, thonë agrometeorologët.

Sipas tyre, dëmet eventuale nga ngrirja në këtë moment nuk mund të konstatohet derisa nuk fillon krasitja pranverore ku mundet edhe në mënyrë shtesë të korrigjohen gjendje të caktuara.