Deputeti i Lidhjes Social Demokrat e Maqedonisë (LSDM), Dime Velkovski sot ka njoftuar se grupi parlamentar i LSDM-së do të kërkojë anulim të Ligjit për tregjet e gjelbra, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi deputeti Velkovski, ky vendim vjen pas reagimeve të djeshme të tregtarëve që veprojnë në Tregun e “Bit Pazarit” – Shkup.

“Për këtë, grupi parlamentar i LSDM-së do të kërkojë dhe do të thirret në anulimin e  realizimit të ndryshimeve, me qëllim që t’u japë kohë që palët e përfshira të gjejnë zgjidhje të përbashkët”, tha Velkovski.

Përndryshe, një grup i pronarëve të tezgave në Bit Pazar, dje e kanë bllokuar bulevardin “Kërste Misirkov”. për të shprehur pakënaqësinë nga Ligji për tregje të hjelbra me të cilin kërkohet që të njëjtit të sigurojnë licenca që të shesin në tregje. Protesta ka pasur edhe para Kuvendit të Maqedonisë.