Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik për javën e fundit, janë regjistruar dy raste me vdekje lidhur me gripin.

Bëhet fjalë për fëmijë të moshës 3 dhe 4 vjeçare, njëri nga Kërçova dhe tjetri nga Gostivari. Ata kanë qenë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup në Departamentin e Kujdesit Intensiv.

Më tej, në raport qëndron se është duke rënë numri i të sëmurëve nga gripi, por megjithatë ende është në nivel shumë të lartë. Gjatë javës së parë të vitit 2017, janë paraqitur 8.067 të sëmurë nga gripi, që paraqet zvogëlim prej 14.9% në krahasim të javës së kaluar kur kanë qenë të paraqitur 9.485 raste.

Në sezonin 2016/17, numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 23.843.

Edhe në këtë javë ashtu sikur edhe të kaluarën, më të sëmurë janë regjistruar në territori i Shkupit, ndërkaq raste më shumë raste të paraqitura janë nga Strumica, Manastiri dhe Kavadari. /Portalb