Duket se zërat për zgjedhje të parakohshme janë shuar pas shifrave të fundit të cilat shënuan një kërcitje të kurbës së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Lideri i opozitës, Mickoski ka thënë se nuk i ka frikë zgjedhjet. Sipas tij frikë ka vetëm jetët e humbura dhe i bën apel të gjitha forcave politike për të fituar fillimisht betejën me COVID-19.