Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjendja e shtatë pacientëve të cilët janë të infektuar me coronavirus dhe ndodhen në Klinikën për Sëmundje Infektive është stabile.

“Paradite, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të mbajë takim me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse dhe Komisionin për Ndjekje dhe Informim për gjendjet e coronavirusit. Mbledhja do të mbahet në përbërje më të gjerë, ndërsa në aty do të marrin pjesë edhe ekspertë me përvojë nga fusha të ndryshme”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në takim, sipas njoftimit, do të bisedohet për masat e reja eventuale për mbrojtje të popullatës dhe parandalim të shpërndarjes së coronavirusit që Komisioni do t’i jap si propozim në Qeveri.

Rekomandimet do të jenë në rend në mbledhjen e sotme qeveritare, ndërsa vendimi i Qeverisë do të bëhet i ditur pas përfundimit të mbledhjes.