Për një vit, qytetarët e Maqedonisë kanë harxhuar 53.4 milionë euro për prostitute dhe 32 milionë euro për drogë. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, i bie se çdo familje në Maqedoni në vitin 2014 ka harxhuar mesatarisht 100 euro për prostitucion dhe 57 euro për drogë, shkruan Gazeta Dnevnik. Në krahasim me dy vitet paraprake, rezulton se rritet edhe shpenzimi final në këto dy kategori, por edhe pjesëmarrja e tyre e plotë në Bruto Prodhimin Vendor dhe në shpenzimet e amvisërive.

Këto të dhëna gjenden në raportin e fundit të Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), për BPV-në gjatë vitit 2014, ku është implementuar edhe metodologjia e re e Sistemit Evropian Statistikor, ku ku janë dhënë edhe të ardhurat e vlerësuar nga aktivitetet ilegale, siç janë prostitucioni, kontrabanda dhe droga.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se në Maqedoni harxhohen më shumë para për prostitute se për ilaçe, në vitin 2012 dhe 2013 për prostitucion janë harxhuar 43.5 dhe 43.7 milionë euro, kursenë vitin 2014 53.4 milionë euro.

Nga ana tjetër, për ilaçe në vitin 2012 janë harxhuar 18 milionë euro, në vitin 2013 6, kurse në vitin 2014, 32 milionë euro. Këto të dhëna tregojnë se një familje në Maqedoni mesatarisht për libra harxhon pesë fish më pak se për prostitute, respektivisht vetëm 18 euro