Ulje e temperaturave dhe reshje të shiut të cilat do të jenë më intensiv në pjesët perëndimore dhe veriore me 15 litra në metër katror priten gjatë fundjavës.

Sipas paralajmërimeve nga DPHM temperatura ditore të dielën do të lëvizë prej 6 deri 11 gradë Celsius.

Nesër dhe të premten do të ketë mot stabil dhe i ngrohtë me kushte për mjegull të dobët në mëngjes nëpër fushëgropa. Temperatura ditore do të jetë në interval prej 12 deri 20 gradë. Gjatë natës së të shtunës dhe të shtunën përmes rajonit tonë do të kalojë një valë e lagësht, e cila do të kushtëzojë rritjen e vranësirave me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet më të larta reshje të borës.