Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në Repartin e kujdesit intensiv pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve vizitoi foshnjën e lindur herët, në javën e 27-të të shtatzanisë, me peshë të lindjes nën 500 gramë, që është foshnja e parë me këtë peshë që ka mbijetuar në Maqedoni.

Siç tha ministri Filipçe, përdorimi i metodave të reja joinvazive dhe ilaçeve rrit gjasat për mbijetesë të foshnjeve me lindje të hershme me
peshë të vogël, shkurtohet koha e kaluar në kujdes intensiv, mundësohe bashkim më i shpejtë me nënën, si dhe zvogëlohet mundësia për dëmtimin e dëgjimit dhe shikimit të tyre.

“Sot e vizituam foshnjën e vetme në Maqedoni që ka mbijetuar dhe ka lindur para katër muajsh me peshë nën 500 gramë në javën e 27-të.
Janë aplikuar të gjitha metodat dhe pajisjet e reja me përkrahje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerëve tanë”, tha Filipçe.