Lideri i opozitës së Maqedonisë së Veriut, VMRO, Hristijan Mickoski ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme do të bashkëpunoj me partitë shqiptare.

Mickoski në një intervistë për TV Shenja, ka thënë se ai nuk ka asnjë preferencë konkrete ose përjashtim nga tabori shqiptar.

Lideri i opozitës maqedonase ka folur edhe për proceset eurointegruese:

“Përgjegjësia për mosmarrjen e datës për negociatat me BE nuk është “bardh e zi” dhe ka më shumë arsye”, është shprehur ai.

Ai theksoi se është kundër çdo federate me Serbinë ose aleance tjetër, dhe sipas tij, anëtarësimi në BE nuk ka alternativë.