Moti i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut do të mbajë deri të mërkurën, ndërsa të enjten pritet stabilizim i motit me erë mesatare jugore dhe me rritje të konsiderueshme të temperaturave, transmeton FOL.

Temperatura  të mërkurën do të lëvizë prej 16 deri në 24 ndërsa të enjten nga 20 deri në 27 gradë Celsius, të premten prej 24 deri në 30, të shtunën nga 25 deri në 34 gradë dhe të dielën nga 22 deri në 30 gradë Celsius.
Sot pasdite do të ketë ulje të pjesshme të vranësirave ndërsa gjatë natës në  veriperëndim do të ketë edhe reshje të shiut. Do të  fryjë erë mesatare veriperëndimore, e cila përgjatë Luginës së Vardarit do të forcohet dhe do të ketë kushte të uljes së temperaturës së ditës.
Moti nesër do të jetë me vranësira të konsiderueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të ketë edhe paraqitje të rrallë të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare veriore e cila do të përforcohet përgjatë Luginës së Vardarit.
Të mërkurën, moti do të jetë i vranët me shi të kohëpaskohshëm, ndërsa paradite në perëndim ende do të ketë kushte për shi lokal.Nga e enjtja moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe i qëndrueshëm me rritje të konsiderueshme të temperaturës.