Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon takimet konsultative me partitë politike rreth platformave ekonomike për të identifikuar prioritetet strategjike dhe politikat e nevojshme që duhet zbatuar me qëllim të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Konsultimi fokusohet në çështjet e zhvillimit ekonomik dhe financa që në parim janë sektorë të cilat e mundësojnë zhvillimin adekuat të biznesit në Maqedoni. Duke pas parasysh këtë, Ju informojmë se më datë05 Prill 2016 (E martë) me fillim në ora 11:00 në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në katin e V-të, do të mbahet takimi me përfaqësuesit e Lëvizjes për Reformat ë PDSH-së.

Deklaratat për media do të jepen në ora 11:00.