Qeveria sot pasdite në orën 18:00 organizon marsh nën moton “Ecim për drejtësi” nga Kuvendi deri te gjykata.

Një nismë e tillë vjen menjëherë pasi dje u votua Ligjin për Prokurori Publike me shumicë prej dy të tretave, përkatësisht me votat e 80 deputetëve.

Nga gjykatat do të kërkohen vendime gjyqësore për lëndët e ish-Prokurorisë Speciale Publike.

“Merrni pjesë në marshin ‘Ecim për drejtësi’. Bashkërisht të ecim nga vendi ku u votua Ligji për Prokurori Publike, nga Kuvendi, deri në vendin ku duhet t’i shohim vendimet përfundimtare gjyqësore”, thuhet në thirrje.