Shtetasit e Maqedonisë që punojnë në mërgim këtë vit nuk sollën po aq para sa vitin e kaluar, por shuma e arritur në Maqedoni në mënyrë legale dhe joformale për dhjetë muaj sërish nuk është në 1 miliard euro. Banka Popullore në këtë statistikë, përveç parave të ardhura nga jashtë në llogari të banorëve të Maqedonisë, i llogarit edhe devizat që qytetarët në këmbimore marrin denarë, njofton Vest.mk, transmeton fol.mk

“Të ardhurat-bruto të dërgesave nga punëtorët në vitin 2016, përfshirë shtatorin, arriti në 144 milionë euro dhe këto mund të konsiderohen si të ardhura nga kanalet formale, p.sh. Të ardhurat e marra nëpërmjet bankave dhe transferimit të parave.

Të ardhurat- neto nga transferet tjera, përfshirë shtatorin arriti në 963.3 milionë euro. Kjo shumë, kryesisht përfshin një rrjet të blerjes së të hollave në tregun e këmbimit, të cilat ne i përdorim në vlerësimin e shumës së të ardhurave të punëtorëve nëpërmjet kanaleve jo-formale.

Përveç kësaj, një pjesë e këtyre të ardhurave vijnë nga transferet sociale (pensionet, invaliditet dhe kështu me radhë), qiratë, shpërblimet dhe kompensimet nga sigurimet, donacionet etj “, sqaruan nga Banka Popullore.

Ose gjithsej 1,107,300,000 euro. Në të njëjtën periudhë vitin e kaluar, të ardhurat formale kishin vlerë prej 156,1 milion euro, kurse transferet tjera 1,094,800,000 euro.  Që nga viti 2009, të ardhurat nga shtetasit e Maqedonisë që punojnë në mërgim është mbi 1 miliard euro.