Më shumë se 20.000 nënshkrime deri më tani janë mbledhur në një peticion online në internet për të futur tarifën e energjisë elektrike më të lirë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit.

Nismëtarët e këtij peticioni bëjnë thirrje për futjen urgjente të tarifës së energjisë elektrike me kosto të ulët gjatë gjithë ditës, me qëllim parandalimin e efektit negativ ekonomik të vetizolimit, rritjes së shumave të faturave të energjisë elektrike.