Sot nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Republikës së Maqedonisë, do të prezantohen të dhënat mbi vdekshmërinë nga sëmundjet malinje, edhe atë prej periudhës 2010-2016, përcjell Fol.

Përndryshe, sot ISHP njoftoi prezantimin e rekomandimeve për parandalim nga Bashkimi Ndërkombëtar për parandalimin e kancerit. Të dhënat e Instituti do të prezantohen me rastin e 4 shkurtit- Dita Ndërkombëtare e luftës kundër kancerit e cila festohet këtë vit me moton “Ne mundemi. Unë mundem”.