Qeveria e Maqedonisë dje ka hyrë borxh në kreditorët e brendshëm për 113.8 milionë euro të reja. Paratë janë siguruar nëpërmjet ankandit të letrave shtetërore me vlerë, ndërkaq një pjesë e shumës që e ka huazuar do të kthehet me tempo prej gjashtë muaj deri në 15 vjet.

Për sot Qeveria do të duhet t’i kthejë 53 milionë euro si borxh të papaguar nga huazimet paraprake, ndërkaq për nesër duhet t’i kthejë edhe 61.3 milionë euro tjera. Deri në fund të vitit Qeveria do të duhet të paguaj edhe 107.5 milionë euro të cilat i ka huazuar paraprakisht. /Portalb