Nga 1.000 persona në vit në tre vitet e fundit janë paraqitur në SOS Linjën 15-315 për të paraqitur dhunë familjare. Gjatë vitit të kaluar 51 për qind prej tyre kanë paraqitur dhunë psikike, 22 fizike, 23 ekonomike dhe 24 për qind dhunë seksuale.

Sipas të dhënave të Qendrës së krizës “Shpresa” në kuadër të së cilës funksionin kjo SOS linjë, numri më i madh i viktimave të cilët kanë paraqitur dhunë -25 për qind, janë të moshës prej 40 deri në 50 vjet, 22 për qind janë të moshës prej 29 deri në 39 vjet, dhe 12 për qind janë persona të moshës deri në 29 vjet dhe persona midis 50 dhe 60 vjet.

Nga viktimat të cilët kanë paraqitur dhunë, 44 për qind janë me arsim të mesëm të mbaruar, 38 për qind nuk kanë dashur të tregojnë për shkallën e arsimit, 13 për qind ishin me arsim të lartë dhe 1 për qind me magjistraturë. Numri më i madh i viktimave ose 56 për qind ishin të martuar.

Viktimat të cilët paraqesin dhunë mund të marrin ndihmë psikosociale, inkurajim, këshillim…. Zhvillohen edhe sesione edukative me viktimat të cilët kanë për qëllim mbështetjen dhe përforcimin e gruas në sjelljen e vendimeve për të ardhmen.

Mbështetje për viktimat, Qendra e krizës “Shpresa” ka siguruar edhe përmes projektit “Kujdesu për veten” financiarisht i mbështetur nga Ambasada australiane në Beograd, pjesë për Maqedoninë.