Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), pas raportimeve të disa mediumeve për rastin e vetëvrasjes, ju bën thirrje gazetarëve që maksimalisht të respektojnë standardet etike dhe të përmbahen nga informimi sensacionalist.

SHGM dhe KEMM rikujtojnë nenin 7 të Kodit të Gazetarëve, sipas të cilit “gazetarët duhet të respektojnë privatësinë e personit, përveç nëse është me interes publik”.

“Gazetari është i detyruar të respektojë dhimbjen dhe pikëllimin personal.” Në të njëjtën kohë, ne kujtojmë detyrimin e medias të përfshirë në nenin 8 të Kodit, sipas të cilit “mënyra e informimit në rastet e aksidenteve duhet të jetë e lirë nga sensacionalizmi”. Këto nene të Kodit i referohen qartë detyrimit të gazetarëve për të raportuar mbi rastet e vetëvrasjes ose rastet e tentativës, vetëm nëse bëhet fjalë për interes publik ose figura publike, në mënyrë që të informojnë objektivisht publikun dhe të shmangin spekulimet e mundshme”.

“Por edhe në ato raste, gazetarët kanë përgjegjësinë të raportojnë në mënyrë të ekuilibruar, me prova të besueshme të konfirmuara nga burimet përkatëse dhe gjithmonë duke respektuar dhimbjen personale dhe pikëllimin e të dashurve të tyre”, thuhet në njoftimin e SHGM dhe KEMM./Telegrafi/