Shumë të rinjtë kishin planifikuar dasmat e tyre për këtë vit, por të njëjtat i kanë shtyrë për një kohë, me shpresën se do largohet pandemia.
Disa një vitë më parë kishin rezervuar restorantet dhe muzikën, por tani duhet të presin për ditë më të mira, njofton agjencia e lajmeve INA.

Pandemia bëri një kthesë në këtë drejtim dhe ndryshoi rrënjësisht dëshirat dhe vizionet e tyre se si duhet të duket një nga ditët më të bukura të një cifti.

Sektori i gastronomisë, përkatësisht drejtuesit e restoranteve dhe objekteve të hotelerisë, kërkojnë lehtësimin e masave për organizimin e manifestimeve, duke respektuar masat për mbrojtje nga pandemia.

Marija Sinadinovska Arsovska nga Shoqata e Restoranteve, thotë se humbjet nga mbyllja e këtij sektori, gjatë vitit të kaluar, janë të mëdha, dhe në rast se ndalesat vazhdojnë dhe këtë vit, atëherë përfundimisht do të detyrohen t’ua vënë çelësin objekteve të tyre, ndërsa pa punë do të ngelen mbi 6,000 persona.

Humbjet për restorantet janë të mëdha, por gjithashtu ankohet edhe këngëtarët dhe grupet muzikore, të cilët janë mësuar të marrin para të majme nga dasmat dhe bakshishet.

Zakonishtë një dasmë shqiptare në Maqedoni, kushtonte minimalisht mbi 10 mijë euro.