Ndalimi i lëvizjes në të gjithë territorin e shtetit edhe sot nisën nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 5:00 e mëngjesit.

Të gjitha kompanitë private që punojnë gjatë fundjavës duhet t’i përshtaten kufizimeve të reja të lëvizjes dhe procesin e punës duhet ta përfundojnë më së voni në ora 15:00.

Të gjitha ndalesat tjera të miratuara më herët mbetet në fuqi.

Këtë vendim, Qeveria e solli në seancën e 28-të më 25 mars për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.