Pikat kufitare “‘Dojran’ dhe “Niki” mbeten të mbyllur për trafik, ka bërë të ditur sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

“MPB i njofton qytetarët se shërbimet kufitare në pikat kufitare ‘Dojran i Vjetër’ dhe ‘Mexhitlia’, nga ana e shërbimit kufitar grek në vendkalimet ‘Dojran’ dhe “Niki’, ndërsa lidhur me protokollet e reja të qeverisë greke për masa kufizuese për Covid-19 është dorëzuar njoftim se pikat kufitare greke ‘Dojran’ dhe ‘Niki’ do të jenë plotësisht të mbyllura për trafik deri më 15 gusht”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ata shtaojnë që të gjitha automjetet e udhëtarëve dhe ato me mallra që planifikojnë të hyjnë dhe dalin nga Greqia deri në periudhën e apostrofuar, atë do të mund ta realizojnë përmes vendkalimit “Evzoni”.