Sot në ora 07:00 u hapën qendrat e votimit me çka filluan zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Deri më tani po votohet qetë dhe pa pengesa.

Zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare po zbatohen sipas modelit proporcional në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe një – njësia e shtatë zgjedhore me 46 vendvotime për votim në vendet e huaja.

Sipas Listës zgjedhore të përfunduar të drejtë vote kanë  1.784.416 shtetas të Maqedonisë të moshës madhore,prej të cilëve 1.531.368  në Maqedoni. Në lisëtn e veçantë zgjedhore janë regjistruar  230.122  persona të cilëtë në pajtim me evidencën e organit kompetenvt konsiderohet se janë për punë të përkohshme në vendet e huaja, ndërsa për votim në diasporë KSHZ i pranoi paraqitjet e 20.573 qytetarëve.

Njësia e Parë Zgjedhore i përfshin komunat Çair, Aerodrom, Qendër, Karposh, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Saraj, Sopishtë dhe Studeniçan.

Në Njësinë e Dytë Zgjedhore janë Shuto Orizarë, Gjorçe Petrovi, një pjesë e komunës Çair, Çuçer Sandeva, Haraçina, Buteli, Gazi Baba, Kumanova, Likova dhe Nagorniçani i Vjetër.

Në Njësinë e Tretë Zgjedhore do të votojnë banorët e Shtipit, Çashkës, Çeshinovë-Obleshevë, Berovë, Dellçevë, Gradsko, Ilinden, Karbinci, Koçanë, Kratovë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Petrovec, Probishtip, Rankovc, Nagorniçan i Vjetër, Sveti Nikollë, Veles, Vinicë, Zelenikovë dhe Zërnovc.

Njësia e Katërt Zgjedhore i përfshin Manastirin, Bogdancin, Bosilovën, Demir Kapinë, Dojranin, Gjevgjelinë, Kavadarin, Konçen, Krivogashtanin, Mogilën, Negotinën, Novacin, Novo Sellën, Prilepin, Radovishin, Rosomanin, Strumicën, Vallandovën dhe Vasilevën.

Një pjesë e banorëve të komunës së Manastirit do të votojnë në Njësinë e Pestë Zgjedhore ku gjithashtu janë komunat Qendër Zhupë, Dibër, Debarc, Demir Hisar, Dollnen, Lërçovë, Kribogashtan, Krushevë, Ohër, Pllasnicë, Resnjë, Strugë dhe Vevçan.

Njësia e gjashtë zgjedhore i përfshin Zhelinën, Bodovinën, Bërvenicën, Dibrën, Gostivarin, Jegunovcin, Kërçovën, Mavrovën dhe Rostushën, Tearcën, Tetovën dhe Vrapçishtin.

Më shumë votues në Listën Zgjedhore janë regjistruar në Kumanovë në Njësinë e dytë zgjedhore – 89.802, ndërsa më pak në Vevçan në Njësinë e pestë zgjedhore – 2.070.

Në Listën zgjedhore të regjistruar për votim janë 1.784.416 shtetas të Republikës së Maqedonisë të moshës madhore. Zgjedhjet zhvillohen në 3.480 qendra votimi në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoni dhe 46 qendra votimi në njësinë e shtatë zgjedhore që mbulon diasporën, ku të regjistruar për votim janë 20.573 qytetarë të cilët gjatë ditës së djeshme patën mundësinë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

Fushata zgjedhore, e cila zgjati 20 ditë, filloi më 21 nëntor dhe përfundoi më 9 dhjetor në mesnatë. Sipas legjislacionit zgjedhor të Maqedonisë, të drejtën e votimit gjatë ditës së djeshme e shfrytëzuan diaspora, personat e sëmurë dhe me aftësi të kufizuara, si dhe të burgosurit dhe personat në paraburgim.

Në zgjedhje marrin pjesë 11 subjekte politike: gjashtë parti politike dhe pesë koalicione me 58 lista me 1.092 kandidatë.tike