Tre pushtetit në shtet – legjislativi, gjyqësori dhe ekzekutivi – janë nën drejtim të përkohshëm. Tanimë dy muaj, por edhe më gjatë, në krye të Gjykatave më të rëndësishme, Qeverisë, Kuvendit, MPB-së, ndodhen ushtrues të detyrave (u.d.), të cilët përkohësisht janë vendosur që të udhëheqin me institucionet përkatëse, njofton Portalb.mk.

Në këtë situatë, shkurtohet diapazoni i vendimeve që mund t’i sjellin, ndërkaq ata që i kanë sjellë vendosen në pikëpyetje nga opinioni dhe ekspertët. Deri kur do të zgjasë kjo situatë, pritet që të bëhet e qartë deri në fund të javës, kur do të skadojë afati prej 20 ditëve, ose gjegjësisht derisa mandatari Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së, duhet të sqarohet në lidhje me atë se a do të mund të formojë Qeveri.

Pushteti gjyqësor

  • Gjykata Supreme (organ më i lartë i shtetit dhe bartës i autoritetit gjyqësor) nga 5 dhjetori ka u.d. kryetar. Funksionin e kryen gjykatësja, Snezhana Bajllozova, pasi që Lidija Nedellkovës i ka kaluar mandati.
  • Gjykata Themelore Shkupi 1 (Gjykata më e madhe dhe më e rëndësishme e shtett, ku vendoset për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, lëndët e Prokurorisë Speciale) nga 5 dhjetori si u.d. kryetar është Tatjana Mihajllova (gjykatësja e lëndës së PSP-së kundër Nikolla Gruevskit për “Shuplakat”) pasi që Vlladimir Pançevskit i ka tejkaluar mandati më 4 dhjetor.
  • Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas zgjedhjes së prokurorit Jovan Ilievski për gjykatës nga Maqedonia në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për u.d. kryetar e ka Zllatko Bikovskin.
  • Ministria e Punëve të Brendshme (edhe pse nuk është pjesë e gjyqësorit, por e pushtetit ekzekutiv, MPB megjithatë është pjesë e institucioneve të cilat kanë detyrë ta luftojnë krimin dhe korrupsionin), pas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, institucionin në fjalë e udhëhëqë, Agim Nuhiu (më parë zëvendës ministër i MPB-së) të cilit funksioni do t’i mbarojë me formimin e Qeverisë së re.

(Në rrjedhë janë zgjedhjet e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe Penale të Shkupit, të cilat edhe pse kanë filluar në tetor të vitit të kaluar, ende nuk është kryer procesi, pasi që Komisioni për Parandalim të Korrupsionit u ka rekomanduar që zgjedhja e krerëve të Gjykatave të bëhet pas zgjedhjeve. Në ligjet për Këshill Gjyqësor dhe për prokurorë publik nuk shkruhen askund afate për zgjedhjen e krerëve të Gjykatave dhe të shefave të Prokurorive Publike), transmeton Portalb.

Legjislativi

  • Kuvendi i ri i Republikës së Maqedonis, edhe pse është konstituuar më 30 dhjetor të vitit 2016, ende nuk ka të zgjedhur kryetar dhe zëvendës kryetar. Për momentin, me të si “u.d.” kryetar, është Trajko Veljanovski. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit varet nga formimi i koalicionit qeveritar, e cila do të sigurojë shumicë në Parlament.

Pushteti ekzekutiv

  • Me Qeverinë udhëheqë kryeministri teknik në dorëheqje, Emil Dimitriev, me të gjithë ministrat në dorëheqje, të cilët funksionet do t’i kryejnë  deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.