Me mbjelljen e rreth tre mijë fidaneve, NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ dhe nxënësit e shkollave fillore nga komuna e Demir Kapisë sot në mesditë do ta shënojë festën ndërkombëtare ‘Dita e pyjeve 2017’.

Kombet e Bashkuara dhe anëtarët e FAO-s, Organizatës për ushqim dhe bujqësi vendosën ta shpallin 21 Marsin Ditë ndërkombëtare të pyjeve. Festa çdo vit shënohet nëpër botë me aktivitete të rastit të pyllëzimit dhe debateve për rolin e pyjeve në jetën e njerëzve në tokë.