Maqedonia do të blejë gaz natyror nga Serbia për prodhimin e energjisë termike dhe të energjisë elektrike. Me këtë patjetër do të anashkalohet “Makpetrol” dhe blerja e gazit natyror nga “Gazprom”, tha Këshilltari për energji i kryeministrit, Viktor Andonov.

Për këtë, Qeveria dje miratoi 18 milionë euro për funksionimin likuid të kompanive dhe furnizimin e vazhdueshëm me energji termike për konsumatorët e Qytetit të Shkupit.