Sekretariati i Bashkësisë energjetike e përshëndet vendimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për përcaktim të MEMO SHPK për operator të tregut të organizuar të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.

“Me këtë vendim, MEMO u bë operatori i parë i tregut të Bashkësisë energjetike që është përcaktuar në përputhje me rregullativën e BE-së për shpërndarje të kapaciteteve dhe rregullim të mbingarkesës (CACM)”, vlerëson Sekretariati.

Me këtë do të mbështetet zbatimi i projektit për bashkimin e tregjeve energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nën kujdesin e Sekretariatit, të parashikuar për tremujorin e tretë të vitit 2021.

“Vendimi është marrë në pajtim me dekretin e Qeverisë për funksionimin e një operatori në tregun e organizuar, duke i përfshirë kushtet e nevojshme teknike, personale dhe financiare, të miratuar më 29 tetor të vitit 2019. Dekreti e zbaton plotësisht rekomandimin e Bordit rregullator të Bashkësisë energjetike për përcaktim të një operatori të emëruar në tregun e energjisë elektrike në pajtim me rregullativën CACM”, thekson Sekretariati.

Bashkësia energjetike thekson se si hap i ardhshëm MEMO do të fillojë procedurë tenderimi për zgjedhjen e kryerësit të shërbimeve për platformën e tregtimit në tregun ditor.