Kombëtarja e Ukrainës në futboll mposhti sot Maqedoninë Veriore me rezultat 2:1. Me këtë fitore, Ukraina pozicionohet e treta në Grupin C me tri pikë të arkëtuara, po aq sa kanë edhe Austria dhe Holanda, por me një ndeshje më pak. Në anën tjetër, Maqedonia e Enis Bardhit, Kemal Ademit, Ezgjan Alioskit dhe Visar Musliut pësoi humbjen e dytë radhazi, dhe kështu gjendet e fundit në Grupin C me zero pikë.