Nga fillimi i aplikimit të dozës së tretë të vaksinës, nuk janë imunizuar as 1 mijë persona. Vetëm dy ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë raporton se në gjithë vendin u dhanë 1.830 doza të para apo 10 fish më pak se para një muaji.

Gjatë dy ditëve të kaluara janë dhënë 9,307 doza, prej tyre 7,281 janë rivaksinuar dhe 196 dozën e tretë. Deri më 13 tetor mbi 797 mijë qytetarët janë vaksinuar, prej tyre mbi 756 mijë të rivaksinuar dhe 982 të tjerë kanë marrë dozën e tretë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Por, doza e tretë nuk është prioritet as për mantel bardhët. Ata thonë se më me rëndësi është që të tjerët të marrin dozën e parë dhe natyrshëm pas dy javësh do të jenë plotësisht të imunizuar. Për Drejtorin e Klinikës së Pulmologjisë doza e tretë është e domosdoshme për kategoritë e rrezikuara.

Hulumtimet tona statistikore nga dosjet e të gjithë pacientëve që janë trajtuar në kurim spitalor deri më tani në Kovid Qendrat e Klinikave Interne tregojnë se faktori kryesor më i rrezikshëm nga vdekshmëria e lartë është mosha. Sa më e lartë të jetë mosha aq më i madh është rreziku. Sa i përket gjendjes së komorbiditeteve më së shpeshti pacientët që kanë sëmundje të veshkave dhe sëmundje kardio vaskulare janë më të rrezikuarit për mos t’ia dalë nga infektimi me virusin korona se sa të tjerët”, pohoi Dejan Dokiç, pulmolog.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve me dy doza nuk e kalon 35%-in. Thirrja e autoriteteve është të vaksinohen ata që akoma nuk kanë marr asnjë dozë që sa më parë të arrihet imuniteti kolektiv.