Shkruan: Fatos Rushiti

Dhënia e provimit të Jurisprudencës me tre vite fakultet, është shkelje e hapur jo vetëm e kushtetutës së vendit por edhe të gjitha ligjeve në fuqi në sferën e pushtetit gjyqësor dhe jo vetëm. Fakti që emrat që përfliten se kanë marr certifikata nga një Universitet në Maqedoni, janë familjare të njerëzve që janë bartës kryesor të pushteteve në Maqedoni, si djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, dhe ky i fundit bashkë me funksionarët më të lartë qeveritar e pranon si të tillë, flet qartë për sistemin nepotizmit dhe të korrupsionit të ndërtuar në Maqedoninë e Veriut.
Në një shtet normal për këtë gjë duhej te kishte raguar vetë kryemistri, dhe në rastin tonë edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, por si i pari dhe si i dyti i Qeverisë po heshtin çuditërisht.
Ky skandal nuk përfshin një individ të vetëm por shumë persona që janë pranuar në Akademinë për gjykatës dhe prokuror me tre vite fakultet. E tmerrshme dhe e prapranueshme. Nga ana tjetër kjo nuk mund të kalojë pa u vërejtur nga ambasadorët e vendeve të Evropës Perëndimore dhe nga vetë zyra e BE-së në Shkup.
Si mund të heshtin ndaj një skandali të tillë, doktorat e shlencave juridike nga BDI që bartin funksione shtetërore, si Agim Nuhiu, Arbër Ademi, e disa të tjerë.
Ajo që dihet është se sipas ligjeve në fuqi, duhet të kesh kater vite fakuletet, apo 240 kredi sipas Sistemit të Bolonjës për të qenë jurist i plotë, dhe të fitosh të drejtën për të punuar në organet e pushtetit gjyqësor apo dhe si avokat.
Jo pa qllim shumica e universiteteve në Rajonin tonë, ndërrruan kurrikulat dhe nga tre vite Fakultetin Juridik e bënë kater vite, pikërisht nga kjo se të diplomuarit nuk mund ti nënshtroheshin provimit të juriprudencës pa mbauruar edhe dy vite master. Ky është fakt meqë shprehjen ‘’fakt’’ e përmend shpesh kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Si ka mundësi që bartësit kryesor të institucioneve shtetërore të bëhen pjesë e rrënimit të vlerave kryesore të shtetit, siç janë barazia e drejtësia, e andej e kanë gojën plot me ‘’Evropë’’. Nuk ma merr mendja që ndonjë shtet evorpian është lëshuar apo ka pranuar skandale të tilla të kalojnë në heshtje.
Pres që Zëvendëskryeminstri i ngarkuar për sistem politik dhe marrëdhënieve midis bashkësive si njëri me përgjegj[si më të lartë qeveritare dhe politike në vend nga shqiptarët të merr qëndrim dhe ti jap udhën e duhur këtij skandali të tmerrshëm. Përgjegjsli dhe dorëheqje nga postet duhet të japin minstri i drejtësisë, Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor, udhëheqësit e Akademisë për gjykatës dhe prokuror dhe persona pëgjegjes në Universitetin që ka dhënë certifikata të tilla.