Maqedonia e Veriut në NATO, Haradinaj: Hap i madh për rajonin

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Haradinaj shkruan se nënshkrimi i këtij protokolli do të thotë më shumë siguri, paq dhe stabilitet në rajon.

“Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme”, shkruan ai.

SHPËRNDAJE