Ate çka shpërfaqi sonte në debatin në emisonin ,,TOP TEMA ,,-Tv-Tellma, Oliver Spasovski se protokolli i IVANOVIT ka qenë me shkresë i informuar nga Nikolla Gruevski se gjoja ka siguruar shumicën parlamentare me partnerin konstant Bdi-në është SKANDAL në vehte.

Talat Xhaferi pjesmarës në debat u prononcua se për herë të parë dëgjon sonte për këtë fakt duke pohuar se kjo është edhe një argument se Ivanov me shkelje të kushtetutës është rasur deri në fytë.

Sa më kujtohet se edhe një përfaqësues i ,,Rilindjes me BESË,, pas takimit te Ivanovi, me një debat televiziv bëri me dije se në pyetjen që ne ia parashtruam presidentit se si ia besuat mandatin Vmro-së, Ivanov sipas tij u paska thënë se mua me gojë më njoftuan se Vmro-Bdi kanë shumicën parlamentare.

Pra nuk ua ka vënë në dije se ka pranuar njoftim me shkrim për një gjë të tillë. Se Gjorgje Ivanov është në sinkronim permanent me Vmro-Dpmne-në dhe Nikolla Gruevskin për ti zbatuar këta truqe dhe taktika është më se evidente por se ka involvuar edhe Bdi-në poashtu është evidente. Ivanov në procesin protokolarë për besimin e mandateve duke shkelur kushtetutën veproi me dy standarde, madje edhe me standard që ka habitur botën demokratike për refuzimin e mandatimit të shumicës parlamentare, duke grushtuar shtetin dhe vetë Demokracinë.

Pra, Gjorgje Ivanov prej sonte përveç epiteteve se është një VEGËL MANIPULIMI, se edhe vetë është poashtu manipulant, ai është edhe RENACAK dhe mbi të gjitha MASHTRUES i llojit të vetëm.

Maqedonia ka president i cili ka difekte shumdimensionale,me legalitet të kontestuar, pa legjitimitet të mjaftueshëm madje ka provuar se është renacak dhe mashtrues ordinerë !

 Qenan Aliu