Maqedonia merr borxh të ri sot, për ta kthyer një të vjetër nësër

Maqedoni do të vazhdojë sot me programin e saj të huamarrjes nga kreditorët e brendshëm, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë.

Në ankand do të nxirren letra me vlerë 12 mujore, 2 vjeçare dhe 15 vjeçare, ndërkaq caku është 88.8 milionë euro. Të nesërmen, respektivisht më 22 mars, Maqedonia duhet të kthehejë po aq para borxh, kurse më 26 mars duhet të kthehen 4.1 milionë euro borxh tjetër.

Sipas Ministrisë së financave, shuma e përgjithshme e borxhit që duhet të kthehet këtë muaj është 168.83 milionë euro.