Janë disa momente kthesë për Maqedonin: E para ka të bëjë me domosdoshmërinë që sa ma shpejtë të formohet qeveria, e njohur tani më në opinion, të krijohet qeveria më kredibile që ka pasë deri tash ky shtet, ku për herë të parë, do të vihej në shprehje vullneti nga një origjinë votuesish. Momenti i dytë për Maqedonin dhe për qytetarët e saj mbetet avancimi i demokracisë parlamentare. Situata e krijuar deri më tani, bën që kjo fazë e brishtë dhe lëvizjet e ditëve në vijim të mosë ketë zhvillime të demokracisë parlamentare, njëherit do të shihet se sa jemi të pjekur si shtet i pavaruar, lider, individ, politikbërës dhe si subjekte, pa i ngatrruar qytetarët e devotshëm të këtij shteti, për të kuptuar drejt demokracinë parlamentare, të cilës formë qeverisëse i takon Maqedonia. Çështja tjetër dhe më e rëndësishmja për Maqedonin, është ndryshimi i madh dhe rrënjësor, që do të ndodhë për ta lëvizur gjithë shoqërinë drejt shpresës dhe të ardhmes, ndryshe nga e kaluar që brenda vetes qytetarët kishin vetëm ankth dhe mjerim. Janë të pafalshme dhe populli ynë nuk i ka merituar gjithë këto zvarritje politike që për bazë kanë adresën e VMRO–së dhe BDI-së, dhe konstatimet e fundit që erdhen për një vend ku aroma e tij iu ngjan fekaleve. Kjo është e papranueshme dhe duhej dhënë llogari ata që e kanë sjellur Maqedonin në këtë konstatim, gjendjeje të tmerrshme.

Pushteti nuk përcaktohet pafundësisht në demokraci.

Pushtetin VMRO-ja e ka kuptua: si një pronë e trashëguar dhe si diqka që vie dhe nuk ikën më. Kjo logjikë nuk i takon sistemit të demokracisë dhe as Maqedonis, nuk duhet lejuar që të instalohet kjo logjikë diktatoriale. Politkanët serioz dhe që kanë përkushtimin e tyre ndaj shtetit të Maqedonis, kur shohin se nuk mund të përballen me fuqin e tyre në parlament, ata tërhiqen burrërisht dhe të emancipuar urojnë të tjerët. Kjo rrugë politike është standard në demokraci. Ne qidra herë e kemi parë praktikat të këtilla, tek shtetet e mëdha, ku edhe na vinë sugjerimi për formim sa ma shpejtë të qeveris. Sikur ti konsideronim miq të vërtetë, ne duhej marrë seriozisht mësimet e tyre të demokracisë dhe të zhvillimmit ekonomik dhe jo ta sjellnim vendin në këtë situatë moçalike. Maqedonisë dhe qytetarëve të saj po iu vie fundi i një mashtrimi politik, i cili përfundimisht do të të marr fund duke abuzuar me pushtetin. Ne nuk do të duhet të lejojmë, që të udhëheqin njerzit e paditur, të koruptuar dhe kriminel. Maqedonia është e të gjithve dhe për të gjithë. Ne përfundimisht duhet të krijojmë kapacitete njerëzore të reja qeverisëse dhe mekanizma funksional të demokracisë parlamentare, të cilës edhe i takojmë.

Selim Iljazi