Shkruan Omer Ajdini

Me pak kohë që pata për ta analizuar raportin e PISA-s për 2018 më ra ne sy kjo:
Maqedonia e Veriut shpenzon diku 25 deri ne 30 mijë dollarë në edukim për çdo nxënës ndërsa rezultatet e nxënësve në edukim janë diku 360 pikë. Vendet si Turqia, Belorusia, Lituania dhe Kroacia poashtu shpenzojnë përafërsisht të njejtat të holla ndërsa me pikë janë shumë më lartë se Maqedonia e Veriut (përafërsisht 460 pikë). (Foto 2)

Si sqarohet kjo? Eh kjo sqarohet kshtu: ne punsojmë arsimtarë e profesorë duke u bazuar në përkatësinë partiake dhe votat që sjellin. Një pjesë e madhe e ktyre nuk janë të denjtë për të dhën mësim,e edhe kur kjo shifet e dëshmohet nuk miren masa sepse drejtorët partiak as nuk dijnë e as nuk kanë interes për ta bërë këtë.

Pra fëmijët tanë e pësojnë edhepse në shtetet përreth,me paratë tona të cilat shpenzohen në arsim ata do të merrnin një edukim shumë më cilësorë dhe do të kishin një të ardhme më të mirë.

E keqja e këtij dështimi është se pa arsim cilësor nuk ka zhvillim ekonomik, sepse nxënësit dhe studentët që i ka dështuar sistemi arsimor s’mundë të bëjn inovacion e të konkurojnë në tregun global (shif indexet e inovacionit dhe e kupton ku qëndron Maqedonia!). As kompanitë më të mira sdo të investojnë te ne sepse vendet fqinje kanë dhe do të kenë fuqi puntore shumë në të aftë.

Kjo është çështje e rinisë dhe me këtë do të merremi ne. Mjaft më udhëheqje analfabetësh!