Maqedonisë nuk i është dërguar ftesë për pjesëmarrje në Forumin e elitës politike dhe ekonomike në Davos, qytetin zviceran i cili është bërë sinonim i pjesëmarrjes së personaliteteve më me ndikim botëror. Udhëheqës shtetëror, liderë politikë, sipërmarrës, menaxherë të sukseshëm të disa prej kompanive më të mëdha në botë, si dhe personalitete të famshme botërore priten të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror nga 20 janari deri më 23 janar. Këtë vit do të ketë mbi 2,500 pjesëmarrës nga 100 vende të botës, duke përfshirë 40 kryetarë shtetesh. Siç është raportuar tashmë, Maqedonia sërish nuk do të përfillet. Nuk janë ftuar as Presidenti Ivanov, as ish-kryeministri Gruevski, janë injoruar edhe afaristët dhe sipërmarrësit tjerë nga Maqedonia. Ashtu si duket, Maqedonia çdo ditë e më shumë izolohet nga ngjarjet e rëndësishme europiane dhe botërore.

davos