Me 1.085 pacientë të rinj, Maqedonia e Veriut dje për herë të parë tejkaloi shifrën prej 1.000 të infektuarve në ditë.

Numri i të infektuarve shënon rritje në gjithë kontinentin evropian. Sipas të dhënave të djeshme, në Evropë janë regjistruar mbi 140 mijë raste me COVID-19. Ashtu si në Evropë edhe Ballkani shënon rekorde sa i përket rasteve të reja me coronavirus.

Në Serbi kishte 1.817 të infektuar, në Bullgari 2.891, në Bosnjë dhe Hercegovinë 1.912, në Rumuni 6.546, në Shqipëri 319, në Kosovë 5814. Në Kroaci dje u regjistruan 2.769 raste të reja, në Mal të Zi 320 dhe në Slloveni 1.796.

Ministria e Shëndetësisë dje bëri të ditur se përveç rasteve të reja po ashtu kanë humbur jetën 12 pacientë dhe 283 të tjerë janë shëruar, ndërsa në mesin e të vdekurve është edhe një 27-vjeçar nga Kumanova.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 31.572 pacientë, ku prej tyre 20.731 janë shëruar dhe 994 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 8.587raste aktive me COVID-19.