11.11.2016 – Liria e shtypit në raportin e fundit vjetor të Freedom House e vendos Maqedonin në grupacionin ‘’jo të lirë’’gjë që vërteton se mediumet po ballafaqohen me presion të jashtëzakonshëm dhe se liria e shtypit është vazhdimisht në rënie. Ky raport i Freedom House thekson se Maqedonia është një ndër vendet ku liria e media nuk ekziston, dhe nëse këtij raporti ia shtojmë edhe Raportin e fundit të Progresit, si dhe krizën e thellë politike në vend, atëherë urgjentisht duhet të merren masa konkrete sa nuk është vonë. Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka mbajtur qëndrim konsistent se krahas krizës së zgjatur politike në vënd, mediumet gjithashtu kalojnë vështërsi të mëdha pasi që vet ligjet në vënd nuk lejojnë që gazetarët të veprojnë lirshëm sipas standarteve gazetareske. Ndikimi dhe presioni i partive politike urgjentisht duhet të ndalojë dhe të lirojë të gjitha mediumet nga kthetrat e tyre duke mundësuar që mediat të fillojnë reforminin e tyre me qëllim të informimit të drejtë, pa presione dhe shantazhe. Liria e mediave është përkeqësuar aq shumë saqë tani mbajmë vendin e parë në rajon dhe më gjërë, duke luftuar me Rusinë dhe Bjelorusinë se kush do të mbajë vendin e parë. Pas Raportit të fundit të Progresit, Maqedonia merr edhe goditjen e rradhës nga ana e Freedom House se në vënd ka përkeqsim evident ndaj lirisë së të shprehurit dhe demokracisë. RDK rithekson qëndrimin e saj për të cilën vlen për mediumet se pa zgjidhje të problemeve kruciale, vendi do të ballafaqohet me krizë më të thellë gjë që e vërtetojnë edhe raportet e publikuara së fundmi.

Shërbimi për Informim – RDK