Me rastin e Ditës së arsimit në gjuhën turke – 21 dhjetor, sot në rezidencën e presidentit të Republikës së Maqedonisë u organizua pritje solemne në të cilin morën pjesë përfaqësues të organizatave që punojnë në sferën e arsimit të gjuhës turke si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare turke, raporton aa.

Në pranimin zyrtar, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urime deri te pjesëtarët e bashkësisë turke në Maqedoni, duke theksuar rëndësinë e kremtimit të festës së sotme të turqve në Maqedoni.

“Sikur të gjitha shtetet ballkanike edhe Maqedonia në një periudhë të historisë ka qenë pjesë e Shtetit Osman. Por, për dallim nga të gjitha vendet tjera ballkanike, Maqedonia nuk e hodhi poshtë, por e përqafoi më të mirën nga trashëgimia, ndërsa ajo është modeli i bashkëjetesës, respektimi dhe pranimi i diversitetit. Andaj, kur në vitin 1944 vendosëm themelet e Maqedonisë së ASNOM-it, në vend të integrimit me asimilim, ne zgjodhëm rrugën e integrimit pa asimilim”, tha presidenti Ivanov.

Ai në fjalimin e tij u përqendrua edhe në fillimet e mësimit të gjuhës turke në Maqedoni. “Tashmë më 21 dhjetor të vitit 1944 për herë të parë në shtetin e ri të Maqedonisë filloi mësimi në gjuhën turke. Me këtë u përmbush besëlidhja për barazi të të gjithë qytetarëve pavarësisht identitetit etnik, fetar dhe gjuhësor. Por si shtet nuk u kënaqëm me këtë dhe punuam në afirmimin e kulturës dhe të traditës së bashkësisë turke”, tha Ivanov duke përkujtuar se vitin e ardhshëm 2017 do të përmbushen 50 vite nga momenti kur në Maqedoni filloi emetimi i programit i gjuhës shqipe në radio dhe televizion.

Ai theksoi se të gjitha vitet e kaluara që nga pavarësia e Maqedonisë, Republika e Turqisë u tregua si mike dhe mbështetëse stabile e Maqedonisë.
Të pranimishëve iu drejtua edhe Xheladin Xhuli, kryetar i Shoqatës së Studentëve të Diplomuar të Maqedonisë në Republikën e Turqisë. Ai dërgoi urime me rastin e shënimit të Ditës së arsimit në gjuhën turke dhe theksoi se shoqata beson në Maqedoninë multietnike dhe se çdo banor i Maqedonisë duhet të jap kontribut të vet në avancimin e saj.

Fjalim mbajti edhe Furkan Çako, anëtar i Këshillit Drejtues të Studentëve të Diplomuar të Maqedonisë në Republikën e Turqisë, ndryshe ish-ministër pa Portfol në Qeverinë e Maqedonisë.