Sot  më 23 tetor  festohet- Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.Më 23 tetor, 1893 në shtëpinë e Ivan Haxhi Nikollov në Selanik, Hristo Tatarcev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimtrov dhe Hristo Botandziev është themeluar Komiteti Revolucionarë Maqedonas nga e  cila më vonë formohet  Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO),përcjell Fol.

Organizata luftoi për çlirimin e Maqedonisë me forcat e veta, pa ndihmë nga jashtë.

Kështu filloi organizimi i lëvizjes revolucionare maqedonase, e cila nëpërmjet Ilindenit 1903 dhe Republikës së Krushevës përmes Luftës Kombëtare çlirimtare rezultoi në krijimin e një shteti të pavarur maqedonas.

Me rastin, e kësaj feste një delegacion i Parlamentit dhe Qeverisë do të vendosin lule në monumentin e Goce Dellçev në parkun e qytetit.

Këtë vit çmimi i shtetit “23 Tetor” nuk do të jepet. Ky vendim u mor në një takim të qeverisë, me propozimin e Ministrisë së Kulturës për shkak se komisionit për ndarjen e këtij cmimi i ka përfunduar mandati në muajin shkurt të këtij viti./Fol.mk