Maqedonia sonte po thith helm: Shënohet rekordi i grimcave toksike PM10 (FOTO)

Në shumë qytete të Maqedoninë sonte nivelet e grimcave PM10 janë jashtëzakonisht të lartë dhe qytetarët po thithin helm.

Sipas stacioneve të matjeve të Ministrisë së Mjedisit, normat më të larta të ndotjes janë në Manastir, ku përqendrimi i grimcave toksike PM10 është 995, transmeton TetovaSot.

Më pas në Manastir, vijon Gazi Baba në Shkup, ku për momentin gramcat PM10 janë 727.

Në Kumanovë gjithashtu janë matur grimcat PM10 720, dhe më pas në Karposh që janë 715.

Gjithashtu standard është edhe stacioni i matjes Rektorat, në Universiteti i Shën Qirili dhe Metodi në Shkup që janë 670. Si dhe Lisiçe ku përqendrimi i grimcave PM10 toksike është 719./TetovaSot/