HIRJET AJETI

Fjalimi i z.Teuta Arifi BDI – eshte nje provokim personal. Ka njerz qe mendojn se nuk eshte e mundur cfar thoni ju z.Arifi.
Ju lutem mos folni ne pergjithesi per nenat shqiptare/ grat shqiptare,por ju mund te folni vetem per antaret e BDI’s por jo, per te gjithe nenat/grat shqiptre.
Nuk besoj se ju e dini se si ndjehet nje nene shqiptare kur i thot vajza e vet ne tel ” Mami te lutem mos lejo te bahet publik ne mediat gjermane se na kan ndalua ne kufi te maqedonis, kemi frige se mund te na vrasin ose mund te na mbyllin ne burg” dhe pse ? Sepse derguam ndihma humanitare! Jemi detyrua te pagujm kuropcion qe te lirohen 4 persona mbas 10 diteve arrestim ne kufi te maqed. Ket e kam perjetua une si nje nene shqiptare kjo eshte politika e partis tuaj e BDI’s. Ku ishi ju z.Arifi te merni masa per ket veperim kriminel. E tash ju thoni se identifikoheni me nene Terezen ??? Kjo me ka habitur nuk kam fjal per ket krahasim.
Nuk flas ketu si kryetarja e shoqates por flas si nje nene shqiptare ,sepse ju thoni duhet respekt nenave shqiptare…..cfar respekti z.Arifi kemi ne si nena / gra shqiptare nga ana juaj dhe partis tuaj BDI’s? Denime! Ofendime! Arrestime! Bllokime! Perjashtim nga Maqedonia! Kuropcion!
Deri sot nuk kam mare asnje pergjigje nga askush se pse jan detyrua 4 persona te largohen nga maqedonia ?? Antaret e shoqates te cilet kan vullnet te ndihmojn si nene Tereza!
Kopshti zoologjig ne berlin eshte ma i paster dhe ma i regulluar se spitali i tetoves dhe aty shkojn nenat/ grat shqiptare z.Arifi!
Sa grat / nenat shqiptare jan ne tetove dhe rrethinen e tetoves pa sigurim shendetsore z.Arifi ?
.Sa vajzat/gra shqipetare me aftesi te kufizuara kemi ne tetove dhe rrethinen e tetoves qe presin me vite per nje karroce ? Dhe per ndihmen e shtetit .
Ju lutem mos folni ne pergjithesi per grat shqiptare se edhe antaret e familjes sime jetojne ne tetove dhe buk per te ngren nuk kan. Ju ndoshta edhe me Nelson Mandela mund te identifikoheni por gjendja e mjerushme e grave shqiptare ne tetove dhe rrethine,tregon punen, respektin,themelin,celesin e BDI’s.
Ah ka edhe shume,e shume pika tjera por nuk dua te humbi koh me shume me ju…. Ma ne fund zoti ju ndihmoft te gjithe grave/ nenave shqiptare qe jetojn ne tetove dhe rrethinen e tetoves.