Edhe një vit i vështirë dhe i pasigurt e pret ekonominë e vendi. Përveç krizës së thellë që ka ndikuar në përkeqësimin e situatës edhe në aspektin financiar, situatën do ta rëndojnë edhe shpenzimet për zgjedhjet e lokale të pranverës, që gjithsesi do të reflektojnë në ekonomi, transmeton Alsat-M.

“Në pranverë do të merremi me zgjedhjet lokale, që do ta shmangin vëmendjen nga ekonomia. Deri në mes të vitit do të jemi nën reflektimin e ngjarjeve të tilla politike, diku në maj do të ndodh rishikimi i parë i buxhetit, pastaj pas pushimeve do të vijojë edhe rishikimi i dytë. Pra kështu sikurse e shoh viti 2017 do të jetë kopje e 2016-tës”, deklaroi Pavle Gacov, kryetarë i shoqatës së këshilltarëve tatimor.

Për të shmangur pasojat e rënda, ekonomistët thonë se janë të nevojshme reforma strukturore që do të jenë afatgjate.