Braziliani Marcelo e di sesi Cristiano Ronaldo ia doli ta sigurojë largimin nga Real Madridi, prandaj planifikon ta bëjë të njëjtën, ndërsa hapi i parë do të jetë takimi me Jose Angel Sanchez.

Marcelo i ka bërë me dije Real Madridit se nuk është i lumtur me kritikat që po i merr dhe e ka informuar klubin për qëllimet e tij për t’u larguar nëse kjo gjendje nuk përmirësohet dhe nëse vazhdojnë shkrimet negative në media për paraqitjet e tij, transmeton Gazeta Express.

Me fjalë të tjera, braziliani mendon ta përdorë formulën e Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga Real Madridi.

Ai do të nisë duke ia shpjeguar Jose Angel Sanchezit, drejtorit të klubit, se është i palumtur dhe do t’i kërkojë t’ia lehtësojë largimin si shpërblim për karrierën e shkëlqyer që e ka pasur deri më sot në Madrid.

Madridi e uli klauzolën e lirimit të Ronaldos nga 1 miliard euro në 100 milionë euro, në mënyrë që ai të mundë t’i bashkohej Juventusit, por mbetet të shihet nëse e njëjta do t’iu mundësohet edhe Marcelos