Shkruan Qenan Aliu

Një qeveri e formatit të zgjeruar do të mundej të formohej kuptohet (pa Nikolla Gruevskin dhe të implikuarit tjerë ), vetëm nëse komuniteti ndërkombëtarë arrinë që me një marveshje ti detyronë partitë të zotohen se;

– Do të mundësojnë funksionimin e 2/3 për zgjatjen e afatit për ngritjen e aktakuzave nga ana e PSP-së, ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, digasterin special të gjyqsorit , të sigurojnë funksionimin e parimit të Badinterit dhe të implementojnë reformat e notuara në raportin Special të Komisionit Evropian të kryesuar nga Pribe. Pa këtë imperativ nuk mund të konstituohet qeveri e zgjeruar politike. Në të kundërtën do të formohet tip tjetër i formatit të qeverisë e cila si kjo aktualja do të ketë vetëm rolin teknik deri në organizimin e zgjedhjeve tjera të jashtzakonshme parlamentare.

Çfarëdo lloji të formatit të qeverisë të imponohet nga praktika dhe teoritë e parlamentarizmit, pa mundësinë e përmbushjes së postulateve të lartëshënuara ,ajo qeveri nuk do të mund të funksionojë ! Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe kuptohet pas çetifikimit të rezultateve nga KSHZ-ja, sipas kushtetutës mandati për formimin e qeverisë nga ana e presidentit do ti jepet së pari partisë apo koalicionit që ka fituar më shum mandate. Nëse ajo në afatin kushtetues nuk arinë që të formojë shumicën në parlament, mandati poashtu nga ana e presidentit i jepet partisë apo koalicionit të dytë që ka fituar mandate.

Nëse edhe ky mandatar nuk arinë të mbledhë shumicën (61) në parlament, atëherë shkohet me automatizëm në zgjedhje të jashtzakonshme në afat të caktuar me kushtetutë . Si do të vendosin partitë politike shqiptare mbetet të shihet . Ndërkaq, Marëveshja ishte e Përzhinos edhe qeveria e përkohëshme do të jetë e Përzhinos !