Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha se në një pako do të zgjidhen çështjet për rritjen e pagave të gjykatësve dhe nëpunësve gjyqësorë.

Në emisionin “Utrinski brifing” ku ishte mysafir, Mariçiqi deklaroi se gjithmonë insiston që në marrëveshjen për rritjen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve, ajo të vlejë edhe për nëpunësit e tyre dhe se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë sistematike.

“Kjo zgjidhet në mënyrë sistematike sepse ne tashmë e mundësuam atë përmes ndryshimit të akteve nënligjore për shtesë për paga për policinë gjyqësore, i miratuam të gjitha aktet nënligjore që të munden shtesa të marrin edhe nëpunësit gjyqësorë. Gjithashtu, punojmë në Ligjin për shërbim gjyqësor i cili do të mundësojë koeficiente dhe pikë për të ardhura dinjitoze dhe kjo do të shkojë e tëra në një pako”, tha Mariçiqi.